Sporti mrekullibërës i shëndetit të njeriut

0

Në vendin tonë, ndonëse në mungesë të infrastrukturës për çiklizëm krahasuar me vendet e zhvilluara, interesimi për këtë disiplinë sportive sa vjen e shtohet nga dita në ditë, pothuajse nga të gjitha moshat: nga fëmijët, nga të rinjtë e deri tek më të moshuarit.
Si duket, këta adhurues dhe praktikantë të përditshëm të çiklizmit janë vetëdijesuar për të mirat që sjell ky lloj sporti për shëndetin e njeriut, andaj gradualisht kanë filluar të ndjekin stilet e shëndetshme të jetesës së vendeve të zhvilluara dhe me një traditë të gjatë në fushën e çiklizmit

Toni Ujkaj

Çiklizmi si sport aerobik dhe rekreacioni, është konsideruar prej shumë vitesh si njëri ndër sportet më të mira dhe më dobiprurëse për sa i përket shëndetit të njeriut, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shëndetin psikologjik apo për atë fizik, pra është sporti më i shëndetshëm në të gjithë aspektet.
Ky lloj sporti është i dashur dhe i praktikuar nga mijëra dhe miliona njerëz të të gjitha moshave përgjatë gjithë globit. Referuar informacioneve të cilat e pasqyrojnë rëndësinë e këtij sporti, çiklizmi ka filluar të praktikohet andej nga gjysma e dytë e shek. XIX, atëherë kur filluan edhe turet e para të çiklizmit dhe garat e ndryshme nëpër kontinentin amerikanë dhe në Evropë. Për vendet e qytetëruara evropiane dhe botërore, siç e vërejmë, çiklizmi ka një traditë të lashtë që vazhdon edhe sot të vlerësohet dhe të praktikohet me shumë pasion dhe admirim, si nga garues profesionistë, ashtu edhe nga njerëz të rëndomtë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “870” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply