Tetë medalje të arta për “Albulenën”

0

Në këtë garë “Albulena” fitoi 15 medalje. Më së shumti u dalluan disa garues të këtij klubi, të cilët fituan nga dy medalje të arta

Klubi i Karatesë “Albulena” fitoi 15 medalje, prej të cilave tetë medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta në Turneun ndërkombëtar “Budva Open 2016”, i cili u mbajt të shtunën në Budvë.
Në këtë garë u dalluan më së shumti disa garues të këtij klubi, të cilët fituan nga dy medalje të arta. Kështu, Art Ujkashi, në kategorinë -40 kg në lufta individuale dhe ekipore arriti të fitojë katër meçe në mënyrë spektakolare.
Ardian Gorana gjithashtu me dy medalje të arta konfirmoi se është një garues me perspektivë të madhe, ashtu si dhe Darko Glenxha.
Me një medalje të artë në lufta, në kategorinë e rëndë, dhe një medalje të bronztë në kata, Faruk Hasanaga dëshmoi se është një garues i suksesshëm dhe i kompletuar në të dy disiplinat e karatese.
Me një medalje të artë në lufta ekipore është stolisur edhe Sergej Karagjinoviq, i cili fitoi edhe një medalje të argjendtë në lufta individuale, në kategorinë -35 kg.
Në të njëjtën ditë, në Budvë u mbajt edhe Kampionati i Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj. Nga kadetët e Albulenës më i suksesshëm doli Kadro Mollabeqiri, i cili u shpall nënkampion i Malit të Zi. Millosh Dragojeviq fitoi medalje të bronztë, ndërsa në lufta ekipore Basro Sadiku,Millosh Dragojeviq dhe Kadro Mollabeqiri zunë vendin e tretë. i.k.

Share.

Leave A Reply