“Ulqini” fitoi 21 medalje

0

Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar pesë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe nëntë medalje të bronzta, duke u renditur në vendin e parë në kategorinë për fëmijë dhe vendin e tretë në kategorinë për kadetë

Klubi i Takwondosë “Ulqini” ka fituar 21 medalje, duke u renditur në vendin e parë në kategorinë për fëmijë dhe vendin e tretë në kategorinë për kadetë, në Turneun Ndërkombëtar në Taekwondo “Tirana Challenge”, i cili është mbajtur të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë.
Në turne kanë marrë pjesë rreth 400 garues nga vendet e rajonit, ndërsa “Ulqini” është paraqitur me 24 garues dhe një refer.
Ndër 21 medaljet e fituara, pesë janë të arta, shtatë të argjendta dhe nëntë të bronzta.
Me medalje të arta janë kurorëzuar garuesit Meris Kollari, Fiona Kraja, Ardiana Karamanaga, Arta Ismailaga dhe Sara Kraja, me medalje të argjendta Enes Dushku, Muhammed Ukoshata, Sumeja Bisha, Medina Kanaqi, Merisa Malokraja dhe Amella Nuti, kurse me medalje bronzi Agon Brisku, Egzon Lika, Dion Mustafa, Mervana Muça, Enis Kurti, Amell Nuti, Amar Bakalli, Bledar Kasmi dhe Rinor Jahja.
Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë sponsorët dhe prindërit për përkrahjen e garuesve, si dhe organizatorin e turneut, Julian Caca.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply