Vendi i parë në renditjen e përgjithshme

0

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar suksesin e radhës duke fituar kupën për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave në Kampionatin e Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë.
Garuesit e këtij klubi kanë fituar gjithsej 24 medalje në të dy disiplinat, atë të ndeshjeve dhe formave, prej të cilave 17 medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë.
Kampione e dyfishtë e Malit të Zi, në të dyja disiplinat, është shpallur Medina Kanaqi.
Në disiplinën e ndeshjeve, përpos Medina Kanaqit kampionë shtetërorë u shpallën edhe Ardiana Karamanaga dhe Edina Kraja, kurse nënkampionë Enis Kurti, Amell Nuti, Amra Dushku dhe Egzon Lika.
Ndërkaq në disiplinën e formave garuesit më të suksesshëm ishin Sumeja Bisha dhe Amrudin Hoxha, të cilët fituan nga tri medalje të arta. Me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Fiona Kraja dhe Amra Dushku. Dion Mustafa dhe Astrit Resuloviq fituan nga një medalje të artë dhe një medalje të argjendtë, Edina Kraja dhe Medina Kanaqi nga një medalje të artë, kurse Mehrudin Muça u kurorëzua me medalje të bronztë.
Nga KT “Ulqini” falënderojnë të gjithë ata që kontribuan në sukseset e këtij klubi. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply