Viti i jashtëzakonshëm

0

Berisha njihet si një profesionist i madh dhe puna e përkushtimi bënë që ai të dalë në Evropë, fillimisht në Suedi e pastaj në kampionatin italian. Ai iu bashkua Atalantës nga Lazio për një shumë prej pesë milionë eurove, më e madhja që është paguar ndonjëherë për portierët shqiptarë. Berisha është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012. Deri më tani 28-vjeçari ka zhvilluar 46 ndeshje me ekipin kombëtar, ndërsa në ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe Turqisë ka bartur edhe shiritin e kapitenit

Se me punë arrihet gjithçka, këtë e ka dëshmuar njëri nga portierët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave – Etrit Berisha, prishtinasi që nga lloçi i Kosovës është ndër portierët më të mirë në Serie A.
Etriti njihet si një profesionist i madh dhe puna e përkushtimi bënë që ai të dalë në Evropë, fillimisht në Suedi e pastaj në njërën nga ligat më të mëdha në botë, siç është kampionati italian.
Portieri shqiptar ka folur për fillimet e para, Atalantën e Kombëtaren shqiptare.
“Karrierën e kam filluar me ‘2 Korrikun’ qysh në moshë të re, ku jam stërvitur çdo ditë, ndërsa edhe jashtë stërvitjeve kam menduar gjithmonë se si të përmirësohem. Përkushtimi në punë dhe besimi në arritje kanë qenë gjithmonë synimi im kryesor”, u shpreh Berisha.
Etriti iu bashkua Atalantës nga Lazio për një shumë prej pesë milionë eurove, më e madhja që është paguar ndonjëherë për portierët shqiptarë.
Edhe pse kishte oferta të tjera, dëshira e Etritit ka qenë të mbetet pjesë e zikaltërve edhe pas huazimit dhe kjo dëshirë u bë realitet. Romak Zeqiri

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply