Apple prezanton edhe iPad Pro dhe iPad Mini 4 

0

Apple ka lansuar edhe tabletin e saj gjigant – iPad Pro, i cili dallohet për ekran më të madh, dhe ndër të tjera kompania e quan atë një tablet që do ta revolucionarizojë tregun e tabletëve në mbarë botën.

Madhësia e ekranit prej 12.9” në Retina e bën këtë tablet të ri të Apple që të ketë rezolucion më të madh edhe sesa laptopi Mac- Book.

Por në tabletin e ri të Apple është edhe gjen- erata e re e procesorit A9X që është 1.8 herë më e shpejtë sesa A8X në iPad Air 2, ndërsa Apple thotë se iPad Pro është 80 për qind më i shpejtë se secili tablet tjetër në treg. Ndërsa ka thënë se grafika e tabletit të saj është 90 për qind më e mirë se e secilit tab- let tjetër në treg.

Nëse e përcillni kompaninë Apple dhe pro- duktet e saj, atëherë do të pajtoheni se risia kryesore e këtij tableti është Apple Pencil – lapsi digjital i tabletit, ndërsa aty është edhe mbështjellësi i tabletit SmartCover.

Bashkë me iPad Pro, Apple gjithashtu ka zbuluar edhe gjeneratën e re të tabletit, mod- elin iPad Mini 4.
iPad Mini 4 vjen me ekranin 7.9 inç Retina me rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve, procesorin e Apple A8 dhe Apple’s M8 motion co-processor.

Share.

Leave A Reply