Australia teston për herë të parë autobusët pa shoferë në rrugët e qytetit Perth

0

Në Australi janë shfaqur autobusët e parë elektrikë që lëvizin vetë, pa një shofer. I quajtur autobusi inteligjent RAC, ai lëvizi për herë të parë në rrugët e qytetit Perth duke mbajtur pasagjerë dhe duke ndërvepruar në trafik si një autobus i zakonshëm.

Shefi ekzekutiv i RAC, kompanisë që ndërtoi autobusin, tha “Me këtë hap ne shpresojmë që automjetet pa shoferë të bëhen pjesë e rëndësishme e sistemit tonë të transportit.”

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë kompanitë e prodhimit të automobilave po tentojnë në prodhimin e mjeteve autonomë që udhëtojnë vetë falë sistemit të zgjuar dhe ndjesorëve të instaluar në to. Kjo do të thotë se së shpejti këto do të jenë mjetet që do të zëvendësojnë sistemin e sotëm të transportit.

Share.

Leave A Reply