HP Spectre, laptopi më i hollë në botë dhe “vrasësi” i MacBook!

0

Modeli i ri i laptopit të HP-së quhet Spectre 13 (apo vetëm HP Spectre) dhe cilësohet si laptopi më i hollë në botë për momentin, sepse i njëjti vjen me vetëm 10.4 milimetra.
HP Spectre është më i hollë edhe se Apple MacBook (me 13.2 mm) dhe Dell XPS 13 (me 15.2 mm).
Spectre 13 vlerësohet si përpjekje e HP-së për krijimin e një modeli të laptopit të ri i cili është më i bukur por edhe më i hollë sesa MacBook Air i Apple.
HP Spectre 13 ofron ekranin me 13.3 inç, me rezolucionin prej 1080 pikselësh, 8GB RAM dhe 256GB hapësirë të brendshme në versionin bazik, si dhe variantet e procesorëve me Core i5 ose Core i7.
Çmimi fillestar i HP Spectre 13 do të jetë 1 169 dollarë.

Share.

Leave A Reply