iPhone 7 sjell gjëra pa të cilat nuk do të mund të jetojmë më!

0

Ka pasur zëra se dizajni i iPhone 7 do të vijë me një dizajn të ngjashëm me atë të iPhone 6S dhe se modeli i ardhshëm i telefonit të Apple do të vijë vetëm me përmirësime tjera të pavërejtshme, sikurse procesori i ri Apple A10 dhe iOS 10.
Tani, sipas drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, thuhet se iPhone i ardhshëm i kompanisë do të vijë me karakteristika të reja pa të cilat, sipas tij, nuk do të mund të jetojmë.
“Ne kemi inovacione të mëdha që po vijnë në iPhone 7, dhe kjo do të bëjë që shumë njerëz të rinj të kalojnë në iPhone, dhe ata që tashmë e kanë një të tillë ta marrin iPhone 7”, ka thënë Cook.
“Ne do t’ju japim gjëra pa të cilat ju nuk do të mund të jetoni, dhe më pas do të pyesni se si keni mundur të jetoni pa ato”, ka vazhduar më tej Cook.

Share.

Leave A Reply