Ja sa kohë harxhojnë njerëzit në Facebook, Instagram dhe Messenger çdo ditë

0

Njerëzit shpenzojnë pothuajse një orë çdo ditë duke u endur në përditësimet e statuseve të Facebook, duke pëlqyer postimet në Instagram ose duke biseduar në Messenger.
Botërisht, njerëzit shpenzojnë më shumë 50 minuta në ditë në komplete aplikacionet e Facebook, ka njoftuar kompania.
Është e vështirë të tregosh sa është rritur ky numër gjatë viteve.
Hera e fundit që Facebook postoi statistika të kohës së shpenzuar në Facebook ishte në Korrik 2014, kur Facebook tha se në SHBA njerëzit shpenzonin mbi 40 minuta në rrjetin social kryesor çdo ditë.
Në Korrik 2015 analistët e Needham vlerësuan se përdoruesit global shpenzonin mesatarisht mbi 20 minuta në ditë vetëm në Facebook.
Për të krahasuar Facebook me një tjetër aplikacion që duket që merr goxha vëmendje, Snapchat kohët e fundit ka thënë se përdoruesit e tij aktiv në rang botëror shpenzonin rreth 25-30 minuta ne ditë në aplikacion.

Share.

Leave A Reply