Një ndjesor që ‘shikon’ përtej murit deri në një trashësi 10cm

0

Një ndjesor i ri i përshatatur për smartphonët Android, i quajtur WalabotDIY premton se mund tju lejojë të shikoni përmes sipërfaqeve me trashësi deri në 10 cm siç mund të jetë për shembull muri.

Në fillim duhet të shkarkoni nga Google Play Store, aplikacionin WalabotDIY, pastaj lidheni ndjesorin me celularin tuaj përmes një porte USB dhe përpiquni të shikoni me të përtej murit.

Për lehtësi përdorimi ajo mund edhe të ngjitet me anë të një magneti në pjesën e prapme të smarphonit tuaj.

Në qoftë se po bëni rinovime në shtëpinë tuaj dhe nuk doni të bëni punë të tepërt për shkak të dëmtimit aksidental të një tubi, atëherë përdorini këtë aplikacion për të detektuar me lehtësi pjesën e tubit brenda murit që duhet riparuar.

Pajisja është në shitje me një çmim prej 200 dollarë.

Share.

Leave A Reply