Sa kushtojnë vërtet të gjitha pjesët përbërëse të një iPhone ?

0

iPhone-t e Apple janë shitur gjithmonë me çmime premium dhe qëndrojnë dukshëm më lart se ato të Android. Por sa është në të vërtet kostoja e prodhimit të një iPhone, dhe sa përqind fiton Apple nga ai?

Nga një vlerësim që iu bë modelit iPhone 7 32GB, u llogarit se kostoja reale e të gjithë komponentëve përbërës të tij ishte 220 dollarë. Kjo ishte kostoja e modelit bazë, pra ai me çmimin më të lirë që ofron Apple.

Komponenti më i shtrenjë është ekrani i cili vlen 43 dollarë, i ndjekur nga modemi Intel dhe qarqe të tjerë që vlejnë 33 dollarë dhe sistemi i qarqeve A10 Fusion 26.90 dollarë. Këto janë çmimet individuale të përbërësve, shumicën nga të cilët Apple mund t’i ketë blerë me zbritje.

220 dollarë nuk është kostoja totale e prodhimit të një iPhone, por vetëm e pjesëve përbërëse të tij, pasi procesi i montimit, dizajni dhe marketingu kanë kosto të tjera shtesë.

Share.

Leave A Reply