Shkencëtarët ndërtojnë një mikro-pajisje për monitorimin e shëndetit

0

Shkencëtarët po ndërtojnë një ndjesor në madhësinë e një grimce rëre, i cili mund të vendoset brenda trupit për të monitoruar aktivitetin nervor dhe atë kardiovaskular në kohë reale. Kjo pajisje e vogël që punon me wireless ka rezultuar e suksesshme në eksperimentin që u bë tek kaviet dhe mund të testohet tek njerëzit pas dy viteve, thonë shkencëtarët.

“Mund ta mendoni atë si një lloj pajisjeje fitbit, e cila mbledh të dhëna shëndetësore, që më parë ishin vështirë për tu matur,” thotë Michel Maharbiz, profesor i inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë.

Kjo teknologji mjekësore lidhet bashkë me një sërë elektrodash të vendosura në pjesë të ndryshme të trupit dhe mund të trajtojë sëmundje të tilla si aritminë dhe epilepsinë. Ndjesorët nuk kanë nevojë për tela as për bateri. Ato përdorin ultratinguj për tu ushqyer me energji dhe për të marrë të dhënat nga sistemi nervor.

Pajisja që shkencëtarët e quajtën ‘grimcë’, ka madhësinë e një grimce rëre. Ajo përbëhet nga disa komponentë të quajtur piezo-elektrikë, të cilët i shndërrojnë valët ultratinguj në elektricitet që pastaj ushqen transistorët e vegjël. Shkencëtarët po punojnë për ta zvogëluar akoma më shumë madhësinë e ndjesorit, për ta bërë atë rreth 50 mikronë, sa trashësia e një fije floku.

“Nuk është e pamundur,” thotë Maharbiz. “Është thjesht matematikë.”

Share.

Leave A Reply