Sony ka patentuar lentet e kontaktit që mund të regjistrojnë në fshehtësi gjithçka që shikoni

0

Një paraqitje e shkurtër e së ardhmes.
Kujtimet tona janë gjëra të gabueshme. Ne kujtojmë diçka në një mënyrë; por realiteti mund të jenë krejt ndryshe.
Por imagjinoni lente kontakti që janë gjithashtu kamera të vogla, që regjistrojnë dhe ruajnë çdo gjë që shikoni, madje dhe të luani përsëri çdo gjë para syve tuaj. Çfarë u tha saktësisht në mbledhjen e javës së kaluar? Luaje skenën dhe shikoje. Dëshironi të mbani të gjalla gjithmonë disa momente të çmuara si kur pe për herë të parë nusen tënde të ardhshme, lindjen e një fëmije, ose ndonjë ngjarje tjetër? Ju së shpejtë do të mundeni.
Ka edhe më mirë. Imagjinoni sa do të ndryshojë sistemi i drejtësisë kriminele me dëshmitarë okularë kaq të pagabueshëm.

sony-patent
Është një koncept intrigues dhe pak i frikshëm. Sony ka marrë patentën për një lente kontakti inteligjente. Një komponent kyç i teknologjisë së re të lenteve të kontaktit është kamera që regjistron gjithçka kur ju përpëlisni sytë qëllimisht; kjo lëvizje e qëllimshme aktivizon mekanizmin e kamerës.
Patenta pretendon: “Dihet që koha e mbylljes së syve natyrale është zakonisht 0.2-0.4 sekonda,dhe për këtë arsye mund të thuhet se, në rast se koha e mbylljes së syve kalon 0.5 sekonda, mbyllja e syve është e qëllimshme dhe është e ndryshme nga përpëlitja natyrale e syve.
Një tjetër zhvillim emocionues është se lentet e kontaktit regjistrojnë dhe ruajnë imazhet në një hapësirë të brendshme. Kjo do të thotë që ju do të mundeni të keni qasje në të gjitha regjistrimet shumë lehtë dhe shpejtë.
Kjo teknologji është shumë teorike për momentin, por me kaq shumë kompani që përpiqen të zhvillojnë dhe patentojnë pajisjet e nevojshme, ne me shumë mundësi do i shohim këto lente inteligjente shumë shpejtë.

Share.

Leave A Reply