YouTube prezanton video-streaming në 360-shkallë!

0

YouTube ka njoftuar se e ka lansuar shërbimin e ri të videove live në 360 shkallë dhe se ky lansim do të vlejë për videot dhe audiot me kërkesë.
Google fillimisht i shfaqi videot në 360 shkallë në YouTube në mars të vitit të kaluar, ndërsa tani YouTube e ka bërë të mundur që të bëjë live stream të këtyre videove.
“Nga muzikantët e deri tek atletët e markave, krijuesit kanë bërë disa gjëra të pabesueshme me këtë teknologji. Tani, ata do të jenë në gjendje të bëjnë edhe më shumë për të sjellë fansat direkt në botën e tyre, me video streaming në 360-shkallë”, thuhet në njoftimin zyrtar të YouTube.

Share.

Leave A Reply