Zuckerberg krijon “asistenten” si tek filmi “Iron Man”

0

Mark Zuckerberg, CEO i Facebook, ka bërë të ditur se ka krijuar një Inteligjencë Artificiale të ngjashme me “Jarvis” në Iron Man.
Në një postim në Facebook, Zuckerberg tha: “Qëllimi im personal për vitin 2016 ishte që të krijoja një AI të thjeshtë për të kontrolluar shtëpinë – ngjashëm si Jarvis në Iron Man”.
“Deri më tani këtë vit, kam krijuar një AI të thjeshtë që mund të flasë në celularin dhe kompjuterin tim, mund të kontrollojë shtëpinë time, duke përfshirë dritat, temperaturën, pajisjet shtëpiake, muzikën dhe sigurinë, që mëson shijet e mia, që mund të mësojë fjalë dhe koncepte të reja dhe që madje mund ta argëtojë Max”, tha ai.
Kjo Inteligjencë Artificiale përdorë disa teknika inteligjente, duke përfshirë përpunimin natyral të gjuhës, njohjen e fjalëve, njohjen e fytyrës dhe përforcimin e të mësuarit, të shkruar në Python, PHP dhe Objective C.

Share.

Leave A Reply