Procesi krijues bazohet në vlerat e mirëfillta

0

Bujar Plloshtani, është poet dhe eseist, lindur më 18 dhjetor 1983 në qytetin e Tetovës. Ka kryer studimet për Drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka punuar në Organizatën SAATCHI, sektori i intervistave, në Shkup. Në Tetor 2007, themelon Shoqatën e artistëve “Pushkin” dhe zgjedhet kryetar i saj.
Në cilësinë e anëtarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë merr pjesë në Ekspozitën e Friedrich Schiler. (Jeta dhe Vepra në kohë e shkrimtarit gjerman). Më 2010, emërohet anëtar i Shoqatës së Poetëve të Japonisë. Është Anëtar i Dhomës së Festivalit të poezisë “Ura Poetike AMA-HASHI”, Kyoto, Japoni.
“Duet of Azure” është libri ku poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze dhe japoneze nga JUNPA Books, Japoni. Është fitues i Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016” – Edicioni II
Çmimi i Parë i Jurisë për esenë “Mbi ekzistencializmin”. Ka marrë pjesë në Festivale Letrare në shkallë vendi dhe jashtë. Redaktor në Agjencinë e lajmeve “Klosi News”

Bisedoi: Ermira Babamusta

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “824” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply