Zë që fliste për të drejtat e shqiptarëve

0

Ishte një zë që fliste për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre, për liri dhe demokraci për popullin e vet dhe si asnjë përfaqësues tjetër i Kombit shqiptar, siç ka thënë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton, Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare në një mënyrë të kuptueshme – nga pikëpamja historike dhe njerëzore, sidomos për të huajt

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Disa ditë pas përfundimit të seminarit në Universitetin e njohur Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjëll Sedaj erdhën me një mik timin, Zotin Simon Simolacaj të më vizitonin në Uashington. Në atë kohë, unë punoja si Këshilltar i Programeve radiofonike drejtuar botës komuniste në Drejtorinë Evropiane të Zërit të Amerikës.
Në atë kohë, unë nuk i njihja dhe as nuk dija shumë as për Dr. Rugovën as për Dr. Sedajn, përveç faktit se ishin dy intelektualë të dalluar nga Kosova, të ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork për të folur me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit. Por e mirëprita vizitën e tyre pasi, pa dyshim, ishte një privilegj për të pasur në shtëpinë tonë dy mysafirë të tillë, të nderuar. Për më tepër, vizita e tyre bëri të mundur për të biseduar me dy intelektualë të kalibrit të tyre, mbi gjendjen e atëhershme në Kosovë, pasi megjithëse punoja në qendër të informatcionit dhe lajmeve ndërkombëtare, lajmet nga Kosova ishin të pakta dhe ato që na vinin në redaksi ishin pothuaj, pa përjashtim, të ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila ia paraqiste botës çështjen shqiptare në Kosovë si donte vetë dhe bota fatkeqësisht e besonte. Zëri i shqiptarëve në Kosovë nuk dëgjohej dhe bota e jashtme nuk ishte aspak në dijeni të vuajtjeve e torturave që diktatura serbe bënte mbi popullsinë shqiptare në atë krahinë. Ishte jetike që të krijohej një kundër-balancë, por edhe të zbuloheshin shpifjet e Beogradit dhe të njoftohej bota, e sidomos Uashingtoni rreth instalimit të një regjimi diktatorial dhe terrorist, policor e ushtarak serb në Kosovë, që si objektiv kryesor kishte zbatimin e planit për shfarosjen e shqiptarëve nga Dardania antike.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “848” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply